Të mirat e ujit për trupin e njeriut

704
Është një element kaq i thjeshtë sa që shpesh nuk i kushtojmë rëndësi pranisë së tij, ndonëse ka një mijë motive për ta shfrytëzuar ujin dhe vetitë që ka. Është një prej elementëve bazë për jetën, shëndetin, energjinë dhe bukurinë.
Më poshtë gjeni disa nga vetitë e tij që shpesh i harrojmë:
Mik i ditës së mirë– Një gotë me ujë në mëngjes, më mirë nëse është i vakët ka efekt detoksikimi natyral për trupin. Kjo mënyrë bën që të funksionojë më mirë mëlçia, aparati tretës dhe veshkat.
Dushi që rigjeneron- Një dush i mirë në mëngjes, freskon dhe na mbush me energjinë e duhur për ta nisur ditën. Ka efekt gjallërues dhe mban larg lodhjen.
Tonifikon- Kur bëjnë dush, alternimi i ujit të ngrohtë me të ftohtë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në tonifikim, sidomos në gjymtyrët e poshtme.
Mos harroni të pini ujë- Sidomos kur është ngrohtë, nuk duhet harruar të pirit ujë. Këshillohen minimumi dy litra në ditë, në mënyrë që ta përballoni ditën më së miri.
Ujë… për të ngrënë– Përveçse duhet pirë, uji mund të merret edhe nëpërmjet ushqimit, nëpërmjet frutave dhe perimeve të pasura me ujë, por edhe supave.
Ujë për të ruajtur linjat- Pirja e dy gotave me ujë para ushqimit, ndihmon për t’u ndjerë të ngopur dhe për rrjedhojë bën që të konsumojmë më pak.
Në fund të ditës- Kujtoni se një dush me ujë të vakët para gjumit, bën që të pushojmë më mirë. Jo më kot një praktikë e tillë përdoret për fëmijët e vegjël.
Sigal