Të hash vetëm është e rrezikshme, ja sëmundjet që shkaktohen

490
Të hash vetëm është e rrezikshme sidomos për meshkujt. Meshkujt që nuk hanë në shoqërinë e dikujt tjetër rrezikojnë 45% më shumë që të jenë obezë, të kenë tension dhe kolesterol të lartë.
Ky studim është bërë nga hulumtuesit e Dongguk University Ilsan Hospital, në Seul dhe u publikua nga revista “Obesity Research & Clinical Practice”.
Në këtë studim morën pjesë 7700 persona të rritur, të cilët janë pyetur se sa herë kanë ngrënë vetëm. Kështu studiuesit arritën në konkluzion se të hash më shumë se dy herë në ditë vetëm rrezikon seriozisht shëndetin.
Kjo ndodh më shumë tek personat që janë beqarë. Por rreziku është edhe më i lartë tek meshkujt. Këta të fundit kanë 64% më shumë mundësi të zhvillojnë sindromën metabolike, e cila shkakton tension të lartë, diabet dhe mbipeshë raporton Ansa.
Ndërsa femrat që hanë rregullisht vetëm kanë 29% mundësi të zhvillojnë sindromën metabolike, e cila shton edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjet në tru. Pra sic e shihni është më mirë që të hani në shoqëri dhe jo vetëm.
Sigal