Të gjitha vaksinat e fëmijëve në një injeksion të vetëm

500
Një tekologji e cila mund të unifikojë të gjitha vaksinat e fëmijëve në një injeksion të vetëm është zhvilluar nga studiuesit amerikanë.

Zbulumi i ri ruan vaksinën në kapsula mikroskopike që lëshojnë dozën fillestare dhe më pas edhe pjesën tjetër në kohë të caktuara. Kjo përpjekje ka dhënë rezultat tek minjtë dhe zbulimi është botuar në reviztën Science, raporton BBC.

Studiuesit thonë se kjo teknologji ndihmon fëmijët në mbarë botën. Ekipi nga Instituti i Teknologjisë i Massachusetts ka projektuar një lloj të ri të mikro grimcave që kombinojnë të gjitha vaksinat në një të vetme. Grimcat duken si filxhanë kafeje në miniaturë që janë të mbushura me vaksinë dhe pastaj mbyllen me kapak.

Çfarë është më e rëndësishmja, dizanji i kupave mund të ndryshohet në mënyrë që të çahen dhe të derdhin përmbajtjen e tyre në kohën e duhur. Një sërë testesh treguan se përmbajtja mund të lirohej saktësisht 9, 20 dhe 41 ditë pasi ato u injektuan në minj. Gjithashtu, janë zhvilluar grimca të tjera që zgjasin për qindra ditë, thonë studiuesit.

Zbulimi ende nuk është testuar mbi pacientët.
Sigal