Superushqimet e stinës së vjeshtës

630
Ndryshimi i stinëve ndryshon edhe sjelljet tona, shtohet dëshira për të kaluar mbrëmjet në shtëpi, për të darkuar në mënyrë të qetë, por edhe për të shijuar ndonjë pjatë më shumë.
Natyra na sjell produktet e stinës që janë super ushqime, me ngjyra dhe plot veti të nevojshme për organizmin tonë.
Shega
Është një frut i rrallë, i pasur me kripëra minerale, mes të cilave zink, mangan, kalium, fosfor dhe bakër. Përmban antioksidantë dhe fibra dhe është shumë i pasur me vitamina, sidomos A, C, dhe K.
Rrushi
I pasur me antioksidantë, të nevojshëm për të luftuar plakjen e indeve dhe plofenolë, që favorizojnë qarkullimin e gjakut. Për aftësitë e tij pastruese është i nevojshëm për detoksifikim dhe përdoret dhe në kozmetikë.
Gështenjat
Janë të pasura me karbohidrate prandaj nuk duhen konsumuar shumë nëse dëshironi të humbni peshë, por përmbajnë mjaft proteina dhe kripëra minerale. Mielli përdoret shumë për prodhimet e brumit, pasi nuk përmban gluten.
Kungulli
Është një burim i mirë i vitaminës A, Omega 3, antioksidantë dhe karotenoide.
Lakra dhe brokoli
Jo të gjithë e duan shijen e tyre, e sidomos erën, por janë një burim i pasur i vitaminës C, kalciumit, dhe acideve yndyrore thelbësore. E rëndësishme është që të gatuhen sa më pak, pasi vitamina C është delikate, dhe përkeqësohet me nxehtësinë. Më mirë shmangni zierjen dhe përdorni gatimin me avull.
Molla
Janë fruti kryesor i vjeshtës, përmbajnë pak kalori dhe janë një mesvakt i mirë për të thyer urinë. Janë një burim i rëndësishëm fibrash dhe vitaminash dhe është mirë t’i konsumoni me lëkurë.
Dardhat
Të shijshme dhe me lëng, të pasura me vitamina e fibra. Janë të shijshme dhe kur janë të gatuara apo kur bëni ëmbëlsirë me to.
Kivi
Mjaft i pasur me vitaminë C, madje më shumë se agrumet, dhe është mënyra më e mirë e furnizimit të organizmit me këtë substancë që forcon sistemin imunitar.
Agrumet
Portokallet, mandarinat dhe limonat mund t’i konsumoni me feta, të shtrydhur, smoothie dhe sallatë.Nuk duhet të mungojë as bergamoti e as qitro, të pasur me vitamina dhe antioksidantë natyral.
Spinaqi
Përmban një sasi të mjaftueshme hekuri dhe ka vitamina dhe kripëra minerale.
Sigal