Studimi për bulizmin/ Ngacmimet ndikojnë negativisht deri në moshën 16 vjeçare

569
Rreth 49 % e fëmijëve në të gjithë botën kanë raportuar, se të paktën, një herë në jetë janë përballur me bulizmin.

E sipas të dhënave shifrat janë alarmante, duke ngritur kështu dhe shqetësimin e specialistëve, se bulizmi në moshë të hershme mund të ndikojë negativisht dhe në jetën në vijim të fëmijës.

Megjithatë një studim i fundit i bërë nga Univeristetit i Virxhinias ka arritur në përfundimin se bulizmi mund të ndikojë negativisht deri në moshën 16 vjeçare, pasi me kalimin e viteve dhe efekti i tij minimizohet.
Shumë fëmijë që janë nën shënjestrën e sulmeve përjetojnë nivele të larta të stresit, ankthit dhe depresionit, por këto pasoja negative me kalimin e viteve, do kenë më pak ndikim.

Por studiuesit nuk përjashtuan dhe mundësinë që bulizmi mund t’i ndryshojë jetën një fëmije, pasi siç edhe dihet, bulizmi ndahet në kategori dhe në periudha kohore.

Në shtetet e Bashkuara të Amerikës një numër i madh fëmijësh tentojnë t’i japin fund jetë,s për shkak të bulizmit të vazhdueshëm nga bashkëmoshatarët e tyre.
Sigal