Studimi/ Nëse jeni person me këtë karakteristikë të veçantë të lëkurës bëni mirë të mos e konsumoni alkoolin

114
Një studim i fundit i kryer në Korenë e Jugut ka zbuluar se disa persona që kanë një karakteristikë në lëkurën e tyre nuk duhet t`i afrohen pijeve alkoolike. Studimi konstaton se, njerëzit të cilët skuqen kur konsumojnë alkool janë të prirë të vuajnë nga një çrregullim serioz.
Hulumtimet tregojnë se këta persona janë të rrezikuar nga hipertensioni i cili ndërlidhet me alkoolin. Kjo shtypje e lartë e gjakut, pra e ndërlidhur me konsumimin e alkoolit, mund të jetë shkaktar i sulmit të zemrës, sulmit të trurit, etj.
Shkaktari i këtij fenomeni është acetaldehidi, toksik i prodhuar nga alkooli, të cilin e thyen mëlçia.
Ata të cilët reagojnë me skuqje ndaj pijes, do të thotë se e thyejnë atë përbërës më ngadalë, gjë që e shkakton atë të qëndrojë në sistem më gjatë dhe të shkaktojë dëme më të mëdha.
Megjithatë, skuqja e fytyrës nga alkooli dallon varësisht nga gjinia, mosha dhe grupet etnike. Sipas hulumtuesve, ky fenomen është më prezent te gratë, te të moshuarit dhe më shumë te aziatikët lindorë sesa te perëndimorët.