Studimi, krahasimi tek fëmijët shkatërron vetëbesimin

494
Krahasimi është një dukuri e pashmangshme si nga kolegët, shokët mes njëri-tjetrin,e po ashtu edhe nga prindërit. Prindërit për të patur fëmijë të “mirë” ose të “suksesshëm” i krahasojnë ata me të tjerët. Ky fenomeni i krahasimit shihet nga specialistët si një ndër gabimet më të mëdha në edukimin e fëmijës. Një fëmijë shumë shpesh i krahasueshëm është i palumtur, ankues, e kjo mund ta çoj deri në prishjen e marrëdhënieve me prindërit. Prindërit e pakënaqur dhe shumë kërkues pa kuptuar i fusin fëmijët e tyre në një garë të ashpër inati, gjë që rezulton negative në karakterin e fëmijës. “Çdo fëmijë ka ndjeshmëri të ndryshme nga tjetri dhe shfaqja e krahasimit i hap rrugë zvogëlimit të vetëbesimit. Në vend të krahasoni fëmijët tuaj me tjetrin përpiquni t’i zhvilloni aftësitë që mbart. Jepini kurajo aty ku i mungon dhe përgëzojeni për arritjet. Ndonjëherë edhe një e buzëqeshur apo një ‘të lumtë’ mund të ndikoj në fitimin e vetëbesimit”, shprehet specialist për zhvillimin e fëmijës Gülşen Yıldırım.
Sigal