Studimi/ Kafeja është e mirë për shëndetin dhe zgjatë jetën

530
Njerëzit që pinë kafe në baza ditore, kanë më pak mundësi të vdesin nga një varg sëmundjesh, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Zyrtarë të Universitetit të Harvardit kanë zbuluar se pesë filxhan me kafe në ditë, janë norma e adekuate, për një shëndet të mirë. Por, pirja e kafesë së fortë në doza të mëdha, është po aq e dëmshme sa tymosja e duhanit. “Mesazhi kryesor është se konsumi i rregullt, tre deri në pesë kafe në ditë, shkakton ulje të mortalitetit në përgjithësi, si dhe vdekjes si pasojë e diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe vetëvrasjes” ka thënë profesori Frank Hu, që është njohës i mirë i ushqimit dhe epidemive. “Në studimet e mëhershme, ka dalë se vetëm kafeja pa kafeinë është e mirë për shëndetin. Por, pa marrë parasysh, të dy llojet e ulin vdekshmërinë, megjithëse ende nuk kemi konkludime finale” ka thënë Hu . 
Profesori Hu dhe kolegët e tij, janë bazuar në dy burime gjigante informacioni: vëzhgimi i më se 200 mijë doktorëve dhe teknikëve medicional, të cilët kanë mbajtur shënime të rregullta në ngrënien dhe mënyrën e tyre të jetës, për 20 vite. Përdoruesit e kafesë në përgjithësi, kanë qenë më pak të prirë të vdesin brenda dekadës, se ata që nuk kanë pirë. Efektet kanë rezultuar edhe më të mëdha, kur grupi i kanë larguar personat që përdorin duhanin. Jo duhanpirësit që pinë kafe, kanë qenë tetë deri në 15 për qind më pak të prirë të vdesin. “Ky është një lajm i mirë, për njerëzit që pinë kafe, sepse evidencat janë të forta. Pirja e kafesë, mund të jetë e mirë për shëndetin në përgjithësi” ka shtuar po ashtu Hu. Megjithatë, nuk është e qartë lidhja reciproke e kafesë. Njerëzit që pinë kafe, janë më të prirë të tymosin duhan dhe të hanë mish të kuq. Me pirjen e kafesë, shkojnë në mënyrë të mirë edhe shumë mënyra të jetës, ndërsa hulumtuesit nuk kanë bërë të ditur nëse njerëzit e pinë më shumë kafen e zezë, me krem, qumësht, sheqer, apo më shumë kafen e lokaleve.
Sigal