Studimi/ Gjumi i tepërt dëmton shikimin

484
Sigal

Sipas një studimi më të fundit rezulton se ai që bën më shumë se tetë orë gjumë gjatë natës rrezikohen nga verbërimi. Gjumi i tepërt  ndikon që të dëmtohet shikimi, për shkak se gjumi i tepërt çon në një degjenerim makular, thuhet në studim. Ata të cilët flenë edhe më gjatë janë gjithashtu shtatë herë më të rrezikuar nga një fazë më e avancuar e këtij problemi. Degjenerimi makular është një sëmundje e cila gradualisht shkatërron shikimin e kthjellët. Ky kusht është shkaktar i humbjes së shikimit tek shumë njerëz. Ky lloj degjenerimi e bënë leximin nga afër dhe vozitjen shumë të vështirë. Hulumtimi nga doktori Rahul Khurana nga Kalifornia, u vërtetua pasi ai analizoi disa pacientë me dhe pa këtë sëmundje. Ata të cilët e kishin këtë gjendje treguan se kishin fjetur më shumë se tetë orë gjatë natës.