Studimi/ Frutat e thata mbajnë larg doktorin, konsumoni nga pak çdo ditë

496
Sigal

Një dorë arrash, lathish apo kikirikësh në ditë mund të mbajë larg doktorin, sipas studimit të ri.

Njerëzit të cilët konsumonin të paktën 20 gram arra në ditë kishin më pak mundësi për tu prekur nga sëmundje potencialisht fatale si ato të zemrës dhe kanceri.

Arrat ulnin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me rreth 30%, rrezikun e kancerit me 15% dhe të vdekjes së parakohshme me 22%.

E njëjta sasi lidhej gjithashtu me përgjysminin e rrezikut për të vdekur nga sëmundjet respiratore. Rreziku për tu prekur nga diabeti u ul me 40%.

Autori i studimit, Dagfinn Aune nga Kolegji Imperial në Londër tha: “Arrat, lajthitë e kikirikët kanë një efekt të konsiderueshëm për një sasi aq të vogël ushqimi”.

Skuadra, zbulimet e së cilës u publikuan në gazetën BMC Meicine, analizoi më shumë se 800 mijë njerëz nga e gjithë bota.