Studimi/ Foshnjat e lindura nga nëna obeze janë 57% më të rrezikuara nga kanceri

550
Sigal

Sipas një studimi të bërë së fundmi, fëmijët e lindur nga nëna obeze janë 57% më të rrezikuar të zhvillojnë kancerin në krahasim me fëmijët e tjerë, shkruan Dailymail.

Hulumtuesit, të cilët analizuan informacionet e mbi 2 milion lindjeve, treguan se 3000 raste të disa llojeve të kancerit tek fëmijët kanë ndodhur për shkak se nënat e tyre kanë qenë obeze gjatë shtatzënisë.

Lidhja në mes të obezitetit të nënës dhe zhvillimit të kancerit te foshnjat është shumë e ngushtë. Substancat që zhvillohen në trupin e një nënë obeze gjatë shtatzënisë, përcillen te foshnjat dhe bëhen shkas i zhvillimit të kancerit.

Sipas studimit, foshnjat që kanë lindur nga nëna me indeks të masës më të lartë se 50, kanë qenë më të prirë të zhvillojnë leukeminë dhe lloje të tjera të kancerit para moshës 5-vjeçare.

“Shpresojmë që ky studim do t’i vetëdijesojë gratë shtatzëna që të kujdesen për peshën dhe mënyrën e jetesës”, tha autorja e këtij studimi.

Mbajtja e një peshe normale, nuk është e mirë vetëm për nënën, por është një masë preventive edhe për foshnjën.