Studimi alarmues: Këto janë ushqimet e transformuara që nxisin kancerin

117
Revista British Medical Journal dhe e përditshmja franceze “Liberation” kanë zbuluar se ekziston një lidhje mes ushqimeve të industrializuara dhe zhvillimit të sëmundjeve kanceroze te njeriu. Target i këtij studimi janë vënë ato lloj ushqimesh që shkenctarët i kanë etiketuar si produkte të transformuara.
Studimi i cili ka vëzhguar 105 mijë qytetarë francezë në periudhën kohore 2009- 2017 fillimisht përcakton se cilat klasifikon mes produkteve transformuara. Këto ushqime përmbajnë zakonisht yndyrëra, sheqerna, kripëra të shtuara dhe një dendësi të vogël në fibra dhe vitamina. Ato gjenden zakonisht në bukët industriale, ëmbëlsirat dhe drithërart e konservuara, pijet e gazuara dhe mishrat e përpunuar.
Këto lloj ushqimesh shtojnë me 10% riskun e zhvillimit të një kanceri të përgjithshëm dhe të një kanceri të gjirit në veçanti. Për të gjitha llojet e kancerit ky risk shkon nga 6 deri në 18% ndërsa për atë të gjirit nga 2 deri në 22%.
Por sipas studimit këto përfundime përbëjnë vetëm një pistë investigimi dhe ato duhet të konfirmohen edhe nga testimi i popullësive të tjera.