Studim/ Njerëzit më inteligjentë kanë lindur në shtator

713
Sigal

Sipas disa studimeve shkencore, njerëzit më inteligjentë kanë lindur në shtator. Nuk e besoni? Lexoni çfarë thotë shkenca.

Megjithëse edukimi dhe zakonet që disa njerëz kanë, mund t’i udhëzojnë në rrugën e suksesit dhe inteligjencës, ka faktorë të tjerë të dhuruar në kohën e lindjes që mund të përcaktojnë se kush është më inteligjent se të tjerët. Sipas shkencës, njerëzit e lindur në shtator janë më inteligjentë.

Sipas hulumtimit nga Byroja Kombëtare e Kërkimit Ekonomik, njerëzit e lindur në shtator janë më të mençur dhe më të talentuar se ata që kanë lindur në muajt e tjerë të vitit. Studimi pohon këtë duke u bazuar në hulumtimet e kryera që analizuan marrëdhëniet midis muajit të lindjes dhe suksesit të nxënësve në vitet e tyre të shkollës.

Hulumtimi i titulluar “Mosha e Inovacionit Shkollor dhe Zhvillimi Kognitiv” shqyrtoi njerëzit e lindur në shtator dhe përcaktoi se ata janë shumë më të pjekur në nivelin njohës se shokët e tyre që erdhën në botë në muajt e tjerë të vitit. U analizua zhvillimi kognitiv i më shumë se një milion nxënësve të shkollave publike në Florida, të lindur në muajt e ndryshëm të vitit ndërmjet moshave 6 dhe 15 vjeç.

Rezultatet

Rezultatet mahnitëse treguan se fëmijët e lindur në shtator kishin rezultate më të larta se ata të lindur në gusht. Rezultatet e shkëlqyera të testit i kanë lejuar këta fëmijë të aspirojnë në universitetet më të mira, duke rritur shanset për të qenë të suksesshëm në jetë. Ata që kanë lindur në shtator kanë në fakt 2.2% më shumë shanse për të shkuar në Universitet dhe 3.3% më shumë për t’u diplomuar.

Në Shtetet e Bashkuara, ku u krye studimi, viti shkollor fillon në shtator, i cili është gjithashtu kufiri maksimal për të hyrë në shkollë. Fakt që njerëzit e shtatorit kanë një vit më shumë në dispozicion se pjesa tjetër e klasës së tyre, për t’u zhvilluar. Kjo gjë luan një rol themelor në gjendjen e tyre emocionale dhe njohëse dhe i bën ata më të zgjuar dhe më të pjekur se të tjerët.

Hulumtimi gjithashtu tregoi se njerëzit e lindur në shtator kanë më pak të ngjarë që të shkojnë në burg. Interesante apo jo? Për më tepër, lindja në shtator dhe të shkruarit me dorën e majtë është një kombinim i çmendur në aspektin e inteligjencës!