Studim: Nivelet e stresit ndikohen nga sasia e hapësirës së gjelbër

436
Sigal

Nivelet
e stresit tek të papunësuarit janë të lidhura më shumë me gjërat që i rrethojnë
se sa me moshën, gjininë, të ardhurat dhe shkalla e privimit, tregon studimi.Prezenca
e parqeve dhe drunjve në vendet ekonomikisht të privuar mund të ndihmoj
njerëzit të përballen më mirë me humbjen e punës, çrregullimin stresues post
traumatik, lodhjen kronike dhe ankthin, tregojnë hulumtuesit.Ata kanë zbuluar
se nivelet e stresit të njerëzve janë drejtë për drejtë të lidhura me sasinë e
hapësirës së gjelbër që i rrethon – sa më shumë hapësirë e gjelbër aq më pak ka
gjasa një person të stresohet.

 

Hulumtimi
tregon se për çdo 1% shtim të hapësirës së gjelbër kishte rënie të madhe në
nivele të stresit. Aty ku kishte më shumë hapësirë të gjelbër njerëzit më mirë
reagonin ndaj ndodhive shqetësuese, duke mos u stresuar edhe aq shumë në fillim
ose duke u përballur më mirë me stresin.

 

Hulumtimi
është bërë nga Universiteti Edinburgut dhe qendra për hulumtime Heriot Watt
OPENspace, në bashkëpunim me universitetet e Glasgow dhe Wesminister. Managjer
i këtij projekti ishte Instituti James Hutton. Zbulimet janë publikuar në
Landscape and Urban Planning.

 

Catherine
Ward Thompson, drejtoresh e qendrës për hulumtime OPENspace, tha: “Duke marr
parasysh nivelet në rritje të stresit dhe shëndetin e dobët mental të njerëzve
në Skoci, ky është një zbulim eksitus. Për herë të parë hulumtuesit kanë punuar
me njerëz të papunësuar nga vende të privuara dhe kanë përdor teste shkencore
për të treguar se aty ku ka më shumë hapësirë të gjelbër, nivelet e stresit
ishin mjaft të ulëta, ndërsa aty ku kishte më pak hapësirë të gjelbër
shfaqeshin shenja të hormoneve të trupit që nuk funksiononin mirë.”

 

Ushtrimet
ishin edhe një faktor tjetër që është parë se zvogëlojnë stresin, por kjo
ndoshta nuk ka asgjë të bëj me ushtrimet në park. Njerëzit kanë raportuar se
ndihen më pakë të stresuar nëse jetonin në vende ku kishte më shumë hapësirë të
gjelbër pa marr parasysh se sa ushtronin.