Studim/ Mbipesha dobëson kujtesën

525
Sipas një studimi më të fundit mësohet se njerëzit të cilët janë mbipeshë kanë kujtesë më të dobët. Testimet në 50 persona kanë bërë të ditur se të jesh në mbipeshë është i lidhur me dobësimin “episodik të kujtesës”, apo për përkujtimin e përvojave të kaluara. Një studim nga “Quarterly Journal of Experimental Psychology” argumenton se ushqimi i tepërt mund të qojë drejt zvogëlimit të kujtesës, por megjithatë studimi konfirmon se aspektet e tjera nuk preken nga mbipesha, siç janë njohuritë e përgjithshme. Pesëdhjetë njerëz me një “Body Mass Index (Indeks i Masës Trupore – BMI)”, duke filluar nga 18 (të shëndetshme) deri në 51 (shumë të trashë), ishin pjesë në këtë test të kujtesës. Ata duhej të fshihnin objektet në kohë të ndryshme dhe në skena të ndryshme, të cilat më pas janë shfaqur në ekranin e kompjuterit. Ata më vonë janë pyetur se çfarë kanë fshehur, ku dhe kur. Testet rezultuan se njerëzit me mbipeshë kishin kujtesë për 15 për qind më të dobët se njerëzit e hollë.
Sigal