Studim: Kafeina vepron ndryshe te femrat dhe ndryshe te meshkujt

571
Sigal

Kafeina nuk ka efekt të njëjtë tek meshkujt dhe
femrat, madje edhe kur bëhet fjalë për sasi shumë të vogla, thonë studiuesit
amerikanë.

Sipas tyre, edhe pas konsumimit të sasive të vogla
të kafeinës shtypja sistolike e gjakut rritet më shumë tek djemtë se tek
vajzat, dhe pulsi përshpejtohet më shpesh tek fëmijët meshkuj se tek ato
femrat.Shkencëtarët ende nuk kanë arritur ta shpjegojnë këtë reagim ndryshe të
konsumimit të kafeinës dhe gjintë e ndrzshm, por besojnë se reagimet e tilla
lidhen me hormonet.

 

Pjesëmarrësit në studim morën vetëm dy miligramë
kafeinë, gjë që është një pikë uji në det në krahasim me sasinë e pijeve
energjetike me kafeinë që konsumojnë fëmijët.

 

Rezultatet janë publikuar në revistën profesionale
“Pediatrics”.