Studim: Ja cilat medikamente shkaktojnë anemi

587
Sigal

Të gjitha medikamentet kanë efekte anësore, por edhe barnat e të njëjtës
përbërje, të prodhuara nga prodhuesit e ndryshëm, mund të shfaqin variacione të
efekteve të padëshirueshme.

Në 8-10% të rasteve, medikamentet që
përdoren në sëmundjet e reumatizmit, japin anemi nga gjakderdhja. Në këto raste
rekomandohet përdorimi i ranitalit, medikament që pengon gjakderdhjen nga
stomaku.

Ulcera është një nga arsyet e shpeshta
prej anemisë nga mungesa e hekurit tek meshkujt deri në njëfarë moshe. Pas
menopauzës këto shanse rreziku barazohen si te gratë dhe burrat. Por gjatë
kohës së lindshmërisë, tek gratë është tipike anemia nga mitra.

A sigurojnë ushqimet cilësinë apo
sasinë e gjakut? Edhe cilësinë edhe sasinë, por cilësia është më e rëndësishme,
sepse për sasinë ekziston një mekanizëm i autokontrollit të organizmit. Cilësia
varet nga këto produkte që merren nga jashtë që japin hekurin dhe dy vitaminat
e përmendura B12 dhe acid folik.