Studim/ Diabeti dobëson dëgjimin

140
Sipas një studimi më të fundit të realizuar rezulton se diabeti është një sëmundje që mund të shkaktojë probleme me dëgjimin. Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në Current Diabetes Reports, janë bazuar në studimin e disa ndërlidhjeve të mundshme mes diabetit të tipit 2 dhe keqësimit të dëgjimit.
Një lidhje mes diabetit dhe dëmtimit të dëgjimit në subjektet njerëzore është shfaqur në disa, por jo në të gjitha studimet. Krahasimi direkt i këtyre studimeve është i komplikuar, si pasojë e mungesës së vazhdimësisë në definimin e keqësimit të dëgjimit dhe faktorëve tjerë”, është shprehur një nga studiuesit e këtij studimi, Elizabeth Helzner. Veç kësaj, keqësimi i dëgjimit ndërlidhet edhe me izolimin shoqëror dhe depresionin.