Studim: Çokollata mbron organizmin nga shumë sëmundje

438
Sigal

Njihuni
me historinë e çokollatës dhe efektet e saj. Pothuajse gjatë gjithë periudhës
së Mesopotamisë, çokollata përdorej si pije. Në nëntor të vitit 2007,
arkeologët raportuan gjetjet e kultivimeve më të hershme të kakaos, të cilat
datojnë rreth vitit 1100 deri 1400 p.e.s në Puerto Escondido, Honduras.

Majat
e kultivonin kakaon në kopshtet e tyre dhe e përdornin për të prodhuar një pije
me shije të hidhur, e cila përdorej vetëm me raste të veçanta. Ndërsa, në
Evropë ajo u prezantua për herë të parë nga Montezuma dhe filloi të konsumohej
kryesisht pas vaktit të drekës. Për vite të tëra prodhimi i çokollatës nuk
ndryshoi derisa erdhi periudha e revolucionit industrial që i dha çokollatës
formën që ajo ka edhe sot.


Llojet e çokollatës: Ekzistojnë lloje të ndryshme të çokollatës. Çokollata e
pastër, pa sheqer përmban vetëm kakao dhe gjalpë kakaoje, ndërsa ajo
që ne e konsumojmë sot është një kombinim i kakaos me sheqer. Çokollata me
qumësht është një kombinim midis kakaos, qumështit të freskët apo atij pluhur dhe
sheqerit.

Çokollata
përmban alkaloidë, të cilat kanë disa efekte psikologjike te njerëzit, ndërsa
çokollata e zezë përmendet shumë për efektet pozitive që ka në shëndetin e
gjithsecilit, pasi përmban antioksidantë, të cilat zvogëlojnë formimin e radikaleve
të lira. Çokollata e bardhë nuk ka në përmbajtje të saj aspak kakao, por vetëm
gjalpë kakaoje, qumësht dhe sheqer, ndërsa ajo e zezë ka sasi të mëdha
yndyrash. Çokollata, e cila nuk ka fare sheqer është thjesht liker
çokollate dhe ka shije të hidhur.


Ndikimi i çokollatës në shëndetin e njeriut: Çokollata është një prej
kënaqësive më të mëdha në jetë dhe si e tillë shijohet në maksimum, por ajo
ndikon edhe shumë pozitivisht te shëndeti i njeriut.

Çokollata
e zezë ndikon pozitivisht në rrugët e frymëmarrjes, lufton kancerin, stimulon
trurin, parandalon kollën, ndërsa efekti afrozodiak nuk është provuar akoma.

Sipas
kërkimeve të fundit, konsumimi i sasive të caktuara të çokollatës ndihmon në
luftimin e sëmundjeve të ndryshme, por duhet pasur shumë kujdes kur bëhet fjalë
për sasinë sepse konsumimi i tepërt çon në rritje të kolesterolit.

Shkrirja
e çokollatës në gojë ndikon në rritjen e aktivitetit të trurit. Këto pra janë
dobitë që i kemi nga konsumimi i çokollatës, andaj nëse dëshironi t’i
parandaloni sëmundjet e caktuara konsumoheni atë, por kuptohet në sasi të
moderuar.