Spondiliatroza, sëmundja që prek një numër të madh të njerëzve. Këshillat që duhet të keni parasysh

921
Sigal

Spondiliatroza është një sëmundje e shpeshtë që preke më shumë shtyllën kurrizore. I sëmuri ndien dhimbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbjet e shkaktuara shpeshherë bllokojnë edhe frymëmarrjen. Shpesh të sëmurët e kanë të vështirë të përballojnë dhimbjet, kështu që po ju tregojmë disa këshilla për ti pasur parasysh./revistawho.com

Si të evitojmë dhimbjet:

1-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës.

2-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturë mesatare.

3-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë.

4-Pirja e çajrave të ndryshëm, veçanërisht me mente, bën mirë për sëmundjen.

5- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë.

6-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës.

7-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin.

8-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.