Spitali Amerikan, suksesi i rradhës në kirurgji

567
Stafi i mjekëve kirurgë otorhinolaringologë kanë realizuar me sukses rindërtimin e gjuhës me anë të mikrokirurgjisë rikonstruktive, duke përdorur flepat e lirë në pacientin 60 vjeçar.
Një ndërhyrje tashmë rutinë në Spitalin Amerikan, mundëson heqjen e tumoreve me përmasa të mëdha që nuk mund të trajtoheshin më parë për shkak të defekteve të mëdha kirugjikale. Ndërhyrja kryhet duke realizuar në të njëjtën kohë edhe riparimin e defekteve kirurgjikale nëpërmjet marrjes së indeve të buta apo kockore nga pjesë të tjera të trupit, si krahu, këmba apo barku. Tashmë, Spitali Amerikan nëpërmjet kësaj eksperience të re të mbërritur në Shqipëri, ka kryer me mjaft sukses ndërhyrje të tilla.
I diagnostikuar me tumor malinj të gjuhës, tek pacienti është realizuar operacioni i cili konsiston në heqjen komplet të gjysmës së sëmurë të gjuhës, bashkë me dyshemenë e gojës. Në po të njëjtën ndërhyrje bëhet edhe pastrimi i qafës nga metastazat me anë të diseksionit radikal. Sfida që paraqiste ky rast kishte të bënte me rindërtimin e pjesës së gjuhës që ishte hequr pasi pa të pacienti nuk mund të ushqehet apo të flasë normalisht. Në këtë rast u zgjodh të merret një pjesë e indit të parakrahut të majtë e përbërë edhe nga arteria radiale dhe vena cefalike, enë gjaku të cilat janë të domosdoshme të “lidhen” në qafë, në mënyrë që ky ind i transplantuar të mbahet në jetë. 8 ditë pas operacionit pacienti munt të ushqehet dhe pa asnjë vështirësi në të folur. Sipas mjekëve, pacienti do të ndjekë një terapi dhe vëzhgim konstant të specializuar për shërimi përfundimtar nga sëmundja.
Sigal