Spitali Amerikan: Rezonanca magnetike, ekzaminimi final për kancerin e gjirit!

2236
Sigal

Dr. Shk. Iris Allajbeu

Shefe e Departamentit të Imazherisë së Avancuar

Spitali Amerikan

Çfarë është Rezonanca Magnetike e Gjirit?


RM
e gjirit është ekzaminimi më i avancuar diagnostikues për sëmundjet e gjirit që
realizohet me anë të një programi të posaçëm të rezonancës magnetike nga
specialistët përkatës. Është një ekzaminim joinvaziv, pa dhimbje, pa rrezatim
dhe pa efekte anësore, i sigurt për të gjithë grupmoshat e pacientëve.

RM
e gjirit jep informacion të detajuar për të gjitha patologjitë e gjirit në
rastet kur metodat e tjera diagnostikuese, si mamografia apo ekoja janë të
pamjaftueshme, duke çuar në diagnostikimin e saktë të sëmundjes. Gjithashtu RM
e gjirit arrin të diagnostikojë patologjitë e gjirit që në fazat fillestare kur
ato nuk janë të dukshme ende në mamografi apo eko.

 

Në cilat raste rekomandohet të bëhet RM e
gjirit?


Rezonance
Magnetike nuk është një metodë depistuese për të gjithë popullatën, por një
metodë imazherike e avancuar që përdoret për grupe të caktuar dhe në situata të
caktuara si:

*Depistimi
i grave me RISK TË LARTË për kancerin e gjirit.

Shoqata
Amerikane e Kancerit në guidelinet e saj të fundit për kancerin e gjirit
rekomandon fuqishëm Rezonancën Magnetike, si metodë depistuese krahas
mamografisë për gratë me risk 20-25%  më
të lartë se pjesa tjetër e popullatës.


Në këtë grup përfshihen gratë me histori familjare të kancerit të gjirit të të
afermve si; nëna, motra, tezja, vajza, në moshë të re.


Defektet apo Mutacionet gjenetike BRCA1 dhe BRCA2


Histori e kancerit të njërit gji, e cila rrit rrezikun për kancer në gjirin
tjetër


Histori e rrezatimit të kraharorit në doza të larta në moshat 10-30 vjeç


Diagnostikimi i lezioneve prekanceroze të gjirit në biopsi si Hiperplazia
atipike duktale,
karcinoma insitu lobulare apo duktale.

 

Cilat janë kundërindikimet e RM së gjirit?

– Prezenca e
implanteve metalike, pacemakerave etj. në trup.

– Pacientët me
histori alergjie nga lënda e kontrastit që përdoret për ekzaminimet me RM (raste
shumë të rralla).

– Pacientët
klaustrofobike. Në raste të tilla mund të përdoren forma të ndryshme sedacioni.

Avantazhet e Rezonancës Magnetike të Gjirit?

– Nuk përmban
radiacion

– Rezolucioni i
lartë dhe prerjet e holla në 3 plane japin informacion të detajuar dhe bëjnë të
mundur diagnostikimin e lezioneve shumë të vogla kanceroze nëfazat fillestare,
që nuk arrijnë të shihen me metodat e konvencionale.

– RM është
superiore në vlerësimin e gjinjve me parenkimë të dendur, me implane silikoni/
rikonstruksione plastike, si dhe në kontrollin e gjinjve pas ndërhyrjeve
kirurgjikale apo të trajtuar me kimioterapi/radioterapi.

Disavantazhet

– Më e shtrenjtë se
ekzaminimet e tjera radiologjike prandaj dhe nuk rekomandohet për depistimin në
masë.

– RM është një
metodë me “fals pozitivitet” të lartë që do të thotë se në disa raste mund t’i
paraqesë të dyshimta lezione jokanceroze duke çuar në biopsi të panevojshme. Megjithatë
kjo është e lidhur ngushtë dhe me teknikën e realizimit të ekzaminimit dhe
eksperiencën e specialistëve përkatës. Përdorimi i aparaturave të posaçme dhe
standartizimi i protokolleve ul në minimum këto rreziqe.

 

Ky
ekzaminim ashtu si dhe të gjitha ekzaminimet e tjera të gjirit këshillohet të
kryhet brenda 10 ditëshit të parë të ciklit menstrual, mundësisht ditën 5-7 të
ciklit, ku gjiri është më i qetë dhe më pak i ndikuar nga ndryshimet hormonale
.