Spitali Amerikan, gjithnjë mbështetës në dhënien e shërbimeve të specializuara për njerëzit në nevojë!

466
Sigal

Gazeta Telegraf/

Të ftuara në emisionin e Pasdites në Top Channel,
Dr.Shk. Iris Allajbeu, Shefe e Departamentit të Imazherisë së Avancuar në
Spitalin Amerikan dhe Zj. Oriela Kosho, Drejtore e Marketing & PR në
Spitalin Amerikan u ndalën në sensibilizimin e grave në kuadër të muajit Tetor,
muajin e luftës kundër Kancerit të Gjirit dhe fushatën e thirrjen e vazhdueshme
të Spitalit Amerikan mbi kontrollin periodik për të parandaluar dhe kapur në
kohë sëmundjen e kancerit.

Në rastin e prezantuar në emisionin e pasdites, Zj.
Brunilda Alimerkaj, e cila prej disa vitesh vuan nga kanceri i gjirit dhe
ndonëse iu nënshtrua trajtimit, tashmë ajo lufton në fazën e dytë të rikuperimit
nga sëmundja. Por dhe vetë Brunilda nuk e ka lejuar sëmundjen të triumfojë, “E
gjej forcën te vajzat për të jetuar dhe nuk dua që atyre ti mungojë asgjë”
është shprehur ajo. Zj. Brunilda thekson se nisur nga rastet e tjera të cilat
ka hasur në familjen e saj, e shtyn atë të mendojë se kjo sëmundje është
gjenetike dhe shqetësimi i saj më i madh është nëse vajzat ato do të kenë të
njëjtin fat.

Spitali Amerikan, gjithmonë si pjesë të punës së
përkushtuar, në ndihmë të pacientëve, do të mundësojë ekzaminime, asistencë
mjekësorë dhe konsulencë të vazhdueshme nga mjekët radiologë specialistë të
ekipit të Imazherisë së Avancuar në Spitalin Amerikan, ekip i cili ka qenë
tejet i angazhuar dhe luan një rol kyç në informimin, diagnostikimin, ndjekjen
e mëtejshme me teknologjinë më të avancuar dhe kualitetin maksimal të shërbimit
shëndetësor.

Spitali Amerikan i ka mundësuar vajzave të Zj.
Brunilda analizat lidhur me predispozitën gjenetike të shfaqjes së sëmundjes së
kancerit nga nëna të fëmija, kjo një dëshirë tejet e madhe e saj.

Spitali Amerikan, si institucioni shëndetësor, më i
besuar nga pacientët për shërbimet e tij të specializuara, ka mundësuar
asistencën e tij duke vazhduar dhënien e kontributit shëndetësor në ndihmë të
grave në nevojë të cilat vuajnë nga sëmundja e kancerit.