Spinaqi dhe sallata jeshile parandalojnë kancerin

487
Studime të shumta janë kryer rreth rëndësisë që kanë pemët dhe perimet, të cilat kanë aftësi shëruese dhe mund të jenë shumë fitimprurëse për shëndetin e njeriut, të cilat parandalojnë sëmundje të ndryshme. Pjesë e këtij studimi ishin 31 mijë gra italiane, tek të cilat konfirmohet aftësia e madhe parandaluese kundër kancerit tek femrat nga spinaqi, sallata jeshile, panxhari dhe perime të tjera me gjethe. Studimi përfshiu 31 mijë gra të shëndetshme, të moshës 36-64 vjeç, të ndara në 5 qendra italiane dhe të monitoruara për më tepër se 10 vjet. Pjesëmarrëset dhanë informacion mbi ushqimin, stilin e jetës dhe përmasat e tyre trupore (pesha, gjatësia, gjerësia e belit). Pas përpunimit të të dhënave dhe monitorimit, u arrit në rezultatin se mbrojtësi kryesor ndaj kancerit të gjirit janë mbi të gjitha perimet me gjethe, qofshin këto të gjalla apo të gatuara.
Sigal