Sot dita Botërore e sindromës Down

793
21 Marsi është Dita Botërore e të gjithë fëmijëve dhe njerëzve që vuajnë sindromën Down. Kjo ditë këtë vit shënon përvjetorin 10-të të Ditës Botërore të Sindromës Down dhe çdo vit është zëri i njerëzve që kanë këtë sindromë. Kjo ditë është shënuar për të theksuar të drejtat e tyre, dhe si datë është shënuar në vitin 2006 nga Shoqata Kombëtare e Sindromës Down në Amerikë duke u ndjekur nga shumë shtete më pas. Synimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi, informimi si dhe promovimi për personat që kanë këtë sindromë në mënyrë që të jetojnë me dinjitet dhe për të qenë aktivë e pjesëmarrës në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë. Muaji tetor, ka qenë muaji i sensibilizimit për sindromën Down. Një rezolutë për ta përcaktuar 21 Marsin si ditën ndërkombëtare të sindromës Down është adaptuar me konsensus nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 2011.
Sigal