Sigal

Vendin e nderit në kuzhinë si një përbërës i kudo përdorshëm pa dyshim e zë soda.

Ja disa nga përdorimet më të “habitshme”:

Qëroni vezët më lehtë

Sipas shkëncëtarit për ushqimin Harold McGee, arsyeja e vështirësisë së qërimit të vezëve qëndron tek ph i lëvozhgës. Shtimi i pak sode në ujin ku zieni vezët, do ta lehtësojë këtë proces. Mbani mend që soda gjithashtu e shton pak aromën e sulfurit tek vezët.

Pastroni grillën

Pasi e keni përdorur grillën gjatë gjithë sezonit të verës kujtohuni për sodën. Kjo e fundit heq “si me magji” të gjithë mbetjet e karbonizuara në grillën tuaj.Pastrojeni me ujë me sodë dhe me një furçë.

Largon aromën nga duart

Aroma si ajo e hudhrës, në ushqime është mjaft e pëlqyeshme, por tek duart tuaja, absolutisht jo. Hidhni një lugë gjelle tek duart tuaja dhe më pas shpëlajini.

Qepët e karamelizuara

Janë një përbërës mjaft i rëndësishëm dhe i shijshëm, por kërkon kohë për tu përgatitur. Përshpejtojeni këtë proçes duke shtuar ¼ lugë çaji për gjysmë kg qepë