Sinusitet akute dhe trajtimi i tyre gjatë viteve 1973 – 1983 në repartin e ORL

570
Sigal

Sinusitet akute janë një sëmundje mjaft e shpeshtë dhe sipas të dhënave të literaturës gati çdo njeri në jetën e tij kalon një proces inflamator në një nga sinuset paranazalë. Dhe në rrethin tonë kjo sëmundje është mjaft e shpeshtë mbi 200 raste në vit diagnostikohen dhe kurohen në spital dhe në mënyrë ambulatore. Nga të dhënat e autorëve të ndryshëm ka rezultuar se shkaktari më i shpeshtë i sinositeve akute është pneumokoku, pastaj vjen stafilokoku, streptokoku, më rrallë bacilli fridlender dhe më rrallë bacilli pseudodifterik. Nga analiza baktereologjike të bëra nga ana e laboratorit baktereologjik pranë qendrës sanitare Kukës, na ka rezultuar nga 256 analiza bakterrologjike të bëra gjatë 10 vjetëve 1973 – 1983 me material të marra nga kaviteti i sinuseve ka rezultuar si më poshtë:

Nga bakteri stafilokok kemi pasur 103 raste, streptokok 75 raste, pneumokok 30 raste dhe 42 raste me strepto – stafilokok, 8 raste nga bacilli i Fridlenderit.

Sipas grupmoshave duke filluar nga mosha 10 vjet e lart ka rezultuar si më poshtë:

  • Në moshën deri në 20 vjet kemi kuruar 45 raste
  • Në moshën 20 – 40 vjet kemi kuruar 160 raste
  • Në moshën 40 – 60 vjet kemi kuruar 203 raste
  • Mbi moshën 60 vjet kemi kuruar 67 raste

Sipas rasteve të kuruara nga ana e jonë del se sinositi akut më shumë është shfaqur në moshën 40 – 60 vjeç dhe në radhë të dytë mosha 20 – 40 vjet.

Në lidhje me profesionin e të sëmurëve sipas studimit tonë 60 % e të sëmurëve kanë qenë anëtar që kanë punuar dhe punojnë në: minierë, NSHN, uzinën e bakrit, përpunim druri, ndërsa 30 % e të sëmurëve kanë punuar në bujqësi, pjesa tjetër 10 % kanë qenë nxënës të shkollave dhe nëpunës.

Mjekimi

Në 75 % e të sëmurëve të shtruar në repartin e ORL gjatë këtyre 10 vjetëve janë kuruar në mënyrë konservative. Është kombinuar mjekimi local me atë të përgjithshmin, në mjekimin lokal kemi përdorur medikamente vazokonstrutor siç kanë qenë adrenalina, solucion 10/00 solucione endrin 2 %, etj. Janë përdorur tampon të njomura me solucion kokainë 5 % të vendosur në meatuse nazi. Janë përdorur dhe antibiotikë me pika në hundë sipas antibiogramës. Me efekt shumë të mirë është përdorur injektimi i antibiotikëve drejtpërdrejtë në kavitetin sinusit 2 – 3 herë në javë. Efekt të mirë ka pasur kombinimi i mjekimit të sipërpërmendur me fizioterapi sidomos me U.V.C, soluks. Kjo ka dhënë efekt në kurimin e shpejtë të të sëmurëve e cila ka zvogëluar ditë qëndrimin e të sëmurëve në spital. Në 40 % të rasteve të sinusiteve maxilar purelente dhe ato frontale kemi përdorur ndërhyrjen kirurgjikale duke bërë radikale te sinusi maxilar sipas metodës Koldyelyk ndërsa sipas metodës denker nuk kam operuar asnjë rast.. Theksojmë se në trajtimet kirurgjikale që kemi bërë gjatë këtyre 10 vjetëve vetëm 5 pacientë kanë pasur ripërsëritje të sëmundjes nga këto 3 janë rioperuar të cilat pas rioperacionit gjendja ka kaluar mirë, dy të tjerët janë trajtuar në mënyrë konservative dhe gjendja e tyre është përmirësuar pa pasur nevojë për rindërhyrje operatore. Sëmundja e sinusitit akut është një patologji e shpeshtë në moshat 20 – 60 vjeç, sidomos te punëtorët e minierave dhe në vendet e punës ku ka pluhura.

  1. Për të evituar shkaqet predispozuese në këto vende pune del si detyrë që nga ana e punëtorëve të përdoren me rigorozitet mjetet mbrojtëse dhe antidotet përkatëse.
  2. Për të evituar mundësinë e shfaqjes së kësaj sëmundjeje një rol të madh del depistimi i pacientëve që kanë defekte dhe pengesa mekanike në kavitetet nazale që në moshat e vogla.
  3. Në mjekimin e sëmundjes së sinusitit akut prioritet duhet t’i jepet mjekimit konservativ të kombinuar me fizioterapi sipas antibiogramës.
  4. Në mjekimin kirurgjikal të sinusitit akut sipas eksperiencës sonë një efekt shumë të mirë na ka dhënë aplikimi i lavazheve me solucion fiziologjik në periudhën post operatore sidomos para daljes së pacientit.
  5. Një masë mbrojtëse profilaktike është dhe mbajtja e kapelës në kokë, sidomos në periudhat e ftohta.

Bajram Cena, mjek