Simptomat e infeksioneve të veshkave që nuk duhet t’i ngatërroni me ato urinare

2267
Sigal

Nëse keni pasur nodnjëherë infeksione të traktit urinar, i njihni simptomat e bezdisshme të tyre: djegie kur urinoni dhe nevoja për të shkuar në tualet gjatë gjithë kohës. E pra, këto simptoma janë gjithashtu edhe tregues të një tjetër problemi serioz shëndetësor: infeksionit në veshka.Ndërsa infeksionet në veshka janë të rralla tek nejrëzit e shëndetshëm, shumica e tyre nisin si infeksion i traktit urinar. “Sapo të filloni të keni simptoma të tjera (përveç djegies urinare, frekuencës së shpeshtë dhe urgjencës për të shkuar në tualet), duhet të nisni të sheqëtsoheni sepse mund të jetë diçka përtej fshikëzës së urinës, shkruan Women’s Health.

Mund të bëhet fjalë për një infeksion që ngjitet nga fshikëza drejt veshkave. Një infeksion në veshka mund të trajtohet lehtësisht e me antibitoikë oralë (rreth një javë). Por në raste të rralla, një infeksion i patrajtuar i veshkave mund të përparojë drejt një goditjeje septike, çka mund të rezultojë fatale.

Skenarët e tjerë më të këqinj janë: presioni i lartë i gjakut që çon në mosfunksionim të veshkave ose plagët në veshka që mund të shkaktojnë sëmundje kronike të tyre.

Shanset janë që nëse po përjetoni simptoma të pakëndshme të një infeksioni të traktit urinar, t ëshkoni për një vizitë pranë mjekut obstetër-gjinekolog. Nëse filloni të vini re ndonjë prej simptomave më poshtë, mund të jeni të riskuara për të zhvilluar një infeksion në veshka.

Dhimbje gjatë urinimit

Është një simptomë e zakonshme tek gratë e hasur gjatë infeksioneve mykotike dhe vgainale. Inflamacioni i shkaktuar përgjatë uretrës e shkakton atë ndjesi djegieje kur shkon në tualet.

Frekuencat e urinimit

Jo vetëm që ndiheni sikur doni të shkoni në tualet 20 herë në ditë, por ju shkoni dhe urinoni shumë pak. Fshikëza juaj është projektuar që të mbajë shumë urinë. Por nëse fshikëza është e infektuar si rezultat i ndonjë inflamacioni, ky irritim ju bën të mendoni se keni nevojë gjatë gjithë kohës të shkoni në tualet.

Urgjencë për të urinuar

Bëhet fjalë për atë ndjesinë sikur duhet të urinoni dhe duhet ta bëni urgjent. Është i njëjti irritim që ju bën të ndiheni sikur duhet të shkoni gjatë gjithë kohës në tualet që ju bën t’ju duket sikur duhet të urinoni menjëherë.

Ethe

Personat me infeksion në veshka shfaqin simptoma të etheve, djersitjes gjatë natës dhe shenja të tjera që i bëjnë të predispozuar ndaj një infeksioni sistemik

Dhimbje shpine, mesi apo në rrëzët e kofshëve

Veshkat ndodhet në zonën e thellë mes muskujve të shpinës dhe zonës së sipërme të barkut. Nëse dikush ju bie lehtë në atë zonë, ju tentoni të kërceni përpjetë nga dhimbja. Kjo për shkak se veshkat tuaja janë në një kapsulë ku nuk ka shumë hapësirë kështu që nëse ndodh inflamacion, është tepër i dhimbshëm.

Dhimbje barku

Disa persona me infeksion veshkash mund të përjetojnë edhe dhimbje barku, të cilat ndonjëherë mund të jenë edhe të mprehta.

Nauzea dhe të vjella

Në të njëjtën mënyrë që një infeksion i veshkave mund të shkaktojë simptoma sistemike si ethet dhe të dridhurat, gjithashtu mund të shkaktojë shqetësime në stomak dhe ndjesi të vjellash që shoqërojnë zakonisht infeksionet.

Sekrecione ose gjak në urinën

Në shumicën e rasteve këto shenja dallohen vetëm përmes analizave të urinës. Kjo ndodh sepse uretra juaj është e prekur nga inflamacioni dhe mund të keni pak gjakrrjedhje. Megjithatë ju mund të vëreni gjakrrjedhje edhe kur shkoni në banjë. Përsa i përket sekrecioneve në formën e qelbit, kjo është e zakonshme në infeksionet e avancuara të veshkave që shfaqen si qeliza të bardha në provën e vajit.

Urinë e tullburt dhe me aromë të rëndë

Nëse keni shkarkesë sekrecionesh  në urinë, kjo mund të jetë shenjë e infeksioni veshkash. Aroma e rëndë dhe turbullira flasin për rritjen e baktereve dhe qelizave të bardha që ju mund të shihni.