Si t’i ndihmoni fëmijët të bien nga pesha

667
Sigal

Asgjë më shumë sesa ju vetë dhe një mënyrë jetese me ushqime të shëndetshme, nuk mund ta ndihmojë fëmijën tuaj që të bjerë nga pesha. Por si ta bëni më konkretisht?

Ja disa këshilla…

Qëllimi
Një rënie në peshë prej rreth 450 g në javë për fëmijët obezë, do të ishte e kënaqshme. Kjo, sepse sipas ekspertëve, rritja e fëmijës nuk duhet të dëmtohet.

Ushqime të shëndetshme
Duke ndërruar mënyrën e ushqimit të fëmijës, ju sigurisht nuk duhet të hiqni asnjë vakt, por ta edukoni atë të hajë tre vakte jo të bollshme dhe 2 vakte të ndërmjetme të vogla. Qëllimi është që të mos ndihet i uritur. Shtoni në dietën e përditshme, fruta dhe perime në sasi të bollshme. Mos harroni pirjen e ujit dhe lëngjeve të shtrydhura të frutave.

Ushqime me pak yndyrë
Në dietën e tij duhet të përfshihet qumësht i skremuar, kosi apo djathëra me pak yndyrë, në mënyrë që të ulë peshën trupore. Nga ana tjetër, kokoshkat janë një zgjidhje shumë më e mirë se patatinat, biskotat apo petullat.
Aktivitetet fizike
Bëni ecje sportive me fëmijën tuaj, sepse ai ka nevojë të harxhojë kaloritë e tepërta. Një jetë aktive, apo zakone të tilla si ngjitjanga shkallët, ecja në këmbë jo me makinë do ta ndihmonin që të reduktonte obezitetin.
Uria
Fëmija juaj duhet të ushqehet vetëm kur është i uritur. Nëse arrini të bëni këtë, duke ndryshuar mënyrën se si ai e sheh ushqimin, do të keni rezultat. Vaktet duhet i’I hajë vetëm në kuzhinë ose në dhomën e ndenjes. Fikeni televizorin kur ai ha, sepse nga shpërqëndrimi mund të hajë më shumë seç duhet.
Ndrysho mënyrën e sjelljes

Shpërbleje nëse heq dorë nga ushqime të dëmshme. Nëse ai pi ujë në vend të pijeve me gaz, për një javë, mund ta lejoni të bëjë diçka që ka përzemër, ose të merrni një lodër që ai e preferon.
Kontrolle të rregullta te pediatri
Dërgoje fëmijën çdo 2 javë tek mjeku për kontroll të peshës. Nëse ai ua rekomandon bëni edhe ekzaminimin e gjakut.