Si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

673
Sigal

Lëngu i selinosë është zgjedhja kryesore e njerëzve që kujdesen për shëndetin nga jashtë brenda.

Ai është shumë i pasur në ushqyes të cilët mbrojnë organizmin nga një sërë sëmundjesh.

Gjethet e selinosë janë plot me vitaminë A, ndërkohë që kërcejtë janë të mbushur me vitaminat B1, B2, B6 dhe C.

Ato gjithashtu përmbajnë kalium, acid folik, kalcium, magnez, hekur, fosfor, sodium dhe amino acide.

Një nga përfitimet më të mëdha që ofron lëngu i selinosë është ulja e kolesterolit të keq.

Lëngu që përftohet nga dy kërcenj të selinosë mund ta ulë kolesterolin me të paktën 7 përqind.

Si Ta Përgatisni Dhe Kombinoni Lëngun e Selinosë Për Uljen e Kolesterolit

Pastrojeni mirë selinonë me ujë të bollshëm.

Priteni në shirita të hollë që të përftoni sa më shumë lëng prej tyre gjatë shtrydhjes.

Lëngun e selinosë mund ta përzieni me lëngun e freskët të mollës, karrotës apo perimeve të tjera.

Nëse dëshironi që lëngu juaj i selinosë të jetë i ëmbël, atëherë përdorni vetëm një kërcell selinoje.

Ju mund të shtrydhni 8 kërcenj selinoje, dy mollë jeshile dhe një tufë majdanoz të freskët duke marrë një lëng shumë të pasur në vlera.

Majdanozi kombinohet shumë mirë me selinonë dhe për më tepër, i jep trupit shumë alkalinë.

Për uljen e kolesterolit, lëngun e selinosë mund ta kombinoni me mjaltë por edhe me lëng limoni të freskët.

Vlera Të Tjera Të Lëngut të Selinosë

Lëngu i freskët i selinosë është një alternativë e shkëlqyer për ata që vuajnë nga sëmundje të shkaktuara nga inflamacioni siç është artriti.

Duke qenë se përmban vitaminë C, lëngu i selinosë  forcon imunitetin duke i dhënë organizmit forcën e nevojshme për t’u shëruar.

Ai ndihmon në oksigjenimin e organizmit dhe mbron shëndetin e kockave.

Studimet kanë treguar që pirja e lëngut të selinosë çdo ditë për një javë mund të ulë ndjeshëm tensionin e gjakut.

Mineralet dhe vajrat esencialë të lëngut të selinosë kanë një efekt qetësues të sistemit nervor.

Një aftësi e tillë e bën lëngun e selinosë mjaft terapeutik për ata që vuajnë nga pagjumësia.

Lëngu i freskët i selinosë parandalon kalcifikimin ose krijimin e gurëve në veshka, tëmth dhe fshikëzën e urinës.

Lëngu i selinosë mund ta përdorni edhe për rënien nga pesha.

Hidhni një lugë çaji me mjaltë në një gotë me lëng selinoje dhe pijeni përpara çdo vakti.