Si të parandaloni sëmundjet koronare të zemrës

610
Sigal

Këshilla për të moshuarit gjatë stinës së nxehtë

Sëmundjet koronare të zemrës janë cilësuar si “vrasësi kryesor për shëndetin e njeriut”. Vitet e fundit, krahas rritjes së standardit të jetesës, janë shtuar edhe rastet e sëmundjeve koronare të zemrës. Nga viti në vit, po vihet re një prirje e shtimit të numrit të pacientëve të rinj në moshë. Sëmundjet koronare, që përfshijnë problemet e arterieve që furnizojnë zemrën me gjak mund të shkaktojnë vdekje të papritur. Mundësia e vdekjes nga një sëmundje e tillë, pa shenja paralajmëruese, në fakt është e frikshme. Kardiologët thonë se, kjo sëmundje godet papritur dhe prek rreth 50 për qind të burrave dhe 65 për qind të grave. Ajo shfaqet me një goditje të vogël në zemër, pa dhimbje dhe kjo shpesh mund të jetë shenja e parë dhe e fundit. Sipas mjekëve kardiolog, goditjet pa dhimbje janë më të rrezikshme për zemrën. Studimet kanë treguar se, ndonjëherë këto goditje pa dhimbje në zemër janë shpesh më të rrezikshme sesa ato me dhimbje, të cilat mund të dallohen dhe trajtohen. Dhimbja që njerëzit ndjejnë gjatë një goditje të zakonshme në zemër ndodh kur fijet nervore të zemrës përplasen ose ndërthuren me fijet nervore të krahut, gjoksit ose shtyllës kurrizore. Pacientët në këto raste mund t’iu nënshtrohen analizave të stresit dhe skanimeve dhe mjekët madje mund të fusin kamera shumë të vogla nëpër arteriet e gjakut për të parë nëse në to është depozituar kolesterinë ose nëse arteriet janë ngushtuar.

Një në dy shqiptarë vdes nga sëmundjet e zemrës

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf