Si të parandaloni aciditetin në stomak

515
Sigal

Kush janë aktivitetet dhe ushqimet që duhen shmangur. Si masë parandaluese këshillohet përdorimi i shtuar i ujit

Një nga arsyet kryesore se pse ndjejmë djegie në stomak, i njohur ndryshe si aciditet është ndryshimi i vazhdueshëm i sjelljeve tona ushqimore. Në rast se bëhet fjalë vetëm për një rast të izoluar ka shumë mundësi që gjithçka të jetë për faj të një keqfunksionimi në tretje. Por në rast se ky aciditet është i përsëritur mund të ketë edhe sëmundje të fshehura pas tij, por nuk duhen shmangur edhe arsye të mundshme psikologjike, si stresi apo traumat emocionale. Gjithsesi këshillohen disa mënyra natyrale nëpërmjet ushqimeve që hamë në tavolinë. Mbi të gjitha këshillohet të hahen vakte të shpeshta, por më të lehta. Këshillohet të evitohen ushqime me yndyrë, të skuqura, pikante, të konservuara dhe pak të tretshme. Në të njëjtën kohë duhen eliminuar edhe ushqime me aciditet si domatet, agrumet, çaji, çokollata, kafeja, Coca Cola, lëngjet e frutave dhe alkooli, sepse provokojnë edhe më shumë aciditet. Ndërkaq këshillohet të ndiqet një regjim ushqimor i pasur me fruta, që përmbajnë fibra dhe vitamina dhe perime, mundësisht të pjekura. Gjithsesi këshillohet të përtypen tre ose katër lajthi deri sa të treten mirë, pasi ndikojnë në zbehjen e ndjesisë së aciditetit

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf