Si të mposhtni gurin në fshikëzën e tëmthit

152

Kjo sëmundje prek katër herë më shumë femrat se sa meshkujt. Ja simptomat, rastet kur duhen operuar dhe trajtimi

Vend kryesor në pamjen klinike zë dhimbja biliare. Karakteristikat e dhembjes biliare janë këto: më së janë të provokuara me ushqim të yndyrshëm (lakra me mish, sarma, vezë të fërguara…), janë shumë të fuqishme, në formë ngërçi, të therjeve, kryesisht dhembje të pandërprera. Dhembja lokalizohet në pjesën e djathtë të nënbrinjve, mund të shtrihet prapa, nën shpatullën e djathtë dhe krahut të djathtë dhe mund të pengojë marrjen thellë të frymës. Mund të zgjasë nga disa orë deri në tri ditë. Si vështirësi mund të shfaqet edhe ndjenja e të gërditurit dhe e vjelljes. Rreth 50% e të sëmurëve nuk i kanë karakteristikat e vështirësive për këtë sëmundje.

per me teper lexoni Gazeten Telegraf