Si të mbroheni nga artroza, sëmundjen që prek kërcet, kockat dhe kofshët

1308

TRAJTIME/ Mjekët japin faktorët e rriskut. Shenjat e para të artrozës mund të shfaqen që në moshën 20-vjeçare

Me kalimin e moshës shtohet rreziku për t’u prekur nga artroza. Megjithatë shenjat e para të artrozës mund të shfaqen edhe që në moshën 20-vjeçare. Por veç peshës së viteve, të tjerë faktorë ndërhyjnë në shfaqjen e dhimbjeve, që sjellin një shqetësim funksional: trashëgimia, keqformimi i artikulacioneve dhe traumatizmat e llojeve të ndryshme. Artroza nuk është vetëm çështje moshe. Kjo sëmundje është brerja me kalimin e viteve e kërcit që është në zonën, ku bashkohen kockat midis tyre. Nga artroza njerëzit vuajnë në përgjithësi pas moshës 50-vjeçare, edhe pse simptomat mund të shfaqen vite me parë. Por jo vetëm mosha tregon gjithçka rreth kësaj sëmundje. Në moshën 70-vjeçare, sipas statistikave më pesimiste, vetëm 40 % e njerëzve kanë artroze në gju. Pra, elemente të tjerë ndërhyjnë në formimin e artrozës dhe në këta, veç trashëgimisë, janë dhe faktorët mekanikë.