Si të luftoni plakjen duke ngrënë

462
Kjo vitaminë është përgjegjëse për prodhimin dhe mirëmbajtjen e kolagjenit, forcimin e enëve të gjakut dhe të lëkurës. Ajo është gjithashtu një antioksidant i cili i nevojitet shumë trupit tonë.
Me një konsum të rregullt të vitaminës C në organizëm ju e ruani shëndetin tuaj, mbroheni nga infeksionet dhe inflamacionet, dhe e ruani një pamje rinore të lëkurës. Ekspertët këshillojnë që me marrjen e dozave të mëdha të vitaminës C e parandaloni shfaqjen e shenjave të plakjes së lëkurës të shkaktuar nga ndikimi i radikaleve të lira.

Vitamina C për flokë të bukur
Vitamina C është ushqyesi më efektiv për rritjen dhe fortësinë e flokëve. Siç u theksua, kjo vitaminë ndihmon në formimin e kolagjenit, i cili është përgjegjës për rritjen e flokëve, por megjithatë, gjëja më e rëndësishme është se ajo i mban flokët tuaj të fortë dhe të shëndetshëm.
Vitamina C për thonj të shëndetshëm
Vitamina C e mban lëkurën të shtrënguar, i ushqen indet lidhëse, eshtrat dhe në këtë mënyrë i mban edhe thonjtë të shëndetshëm. Nëse thonjtë ju rriten ngadalë është e preferueshme ta rritni konsumin e vitaminës C në organizëm. E dimë se agrumetet janë të pasura me vitaminë C, por atë e kanë edhe domatet, shega, patatet dhe disa perime të gjelbra.
Vitamina C për lëkurë të bukur
Kjo vitaminë e bën lëkurën të shëndetshme dhe të bukur për shkak të kolagjenit. Ajo e rregullon prodhimin e sebumit dhe i lufton radikalet e lira të cilat e përshpejtojnë procesin e plakjes. Gjithashtu e parandalon formimin e njollave pigmentuese, i forcon kapilarët dhe shfaqjen e venave të zgjeruara, dhe e parandalon gjakrrjedhjen e mishit të dhëmbëve. Sipas një studimi të publikuar në revistën American Journal of Clinical Nutrition, gratë të cilat në moshën e mesme kishin konsumuar doza të larta të vitaminës C, kishin më pak rrudha dhe lëkurë më pak të thatë.
Sigal