Si të kujdeseni për lëkurën gjatë stinës së nxehtë të verës

480
Vera, temperaturat e larta dhe ndryshimi i stinëve ndikojnë në tenin tuaj. Më shumë lagështi në ajër dhe rrezet e diellit mund të shkaktojnë rritjen e yndyrave dhe ndotjen e lëkurës së fytyrës dhe të qafës. Pra, ndërmerrni hapat e nevojshëm për të ndryshuar mënyrën e kujdesit të përditshëm.
1-Faktori mbrojtës: Më shumë ditë me diell do të thotë se duhet të jeni më të kujdesshëm sa i përket lëkurës së fytyrës dhe të qafës. Kontrolloni produktet tuaja kozmetike nëse ato përmbajnë faktorin mbrojtës. Domosdo duhet të keni produkte që mbrojnë nga rrezet ultraviolete të diellit.
2-Hidratimi: Ruan lagështinë e lëkurës. Aplikoni hidratues pas pastrimit, që lëkura juaj të jetë e butë dhe e lëmuar. Konsumoni lëngje, sidomos ujë. Përdorni edhe kremin e natës me një përqindje të lartë të lagështisë,
3-Mineralet: Përdorni grim të pasur me minerale. Pudrën e lëngshme e leni në sirtar për sezonin e dimrit, kurse përdorni një krem ​​me tonë dhe sfondin me nuanca të lehta. Për shkak të dritës natyrore lehtë mund të vërehen dallimet në fytyrë dhe në qafë dhe për këtë arsye jepni përparësi, për shembull, pudrës pluhur.

4-Ndryshimet: Të gjitha produktet gjysmë të shfrytëzuara duhet t’i eliminoni. Kontrolloni datën e skadimit të produkteve tuaja kozmetike​​. Rinovo koleksionin e makijazhit me nuanca të buta të hijezimeve dhe shkëlqim të ndezur për buzët.
5-Pastrimi: Për një pamje të përsosur pastroni thellë poret e fytyrës të paktën një herë në javë. Nëse keni djersitje të shtuar në verë, ndërmerrni hapa shtesë për të pastruar poret nga ndyrësirat dhe yndyrat. Provoni disa maska ​​për pastrim. Zgjedhjet më të mira janë ato nga perimet.
6-Ultratingujt: Ndërkohë, në ditët e sotme ekzistojnë shumë trajtime më pak të dhimbshme, por me të njëjtat përfitime. Bëhet fjalë për teknologji të reja, dedikuar trajtimit të lëkurës së fytyrës, të qafës dhe të dekoltesë. Aplikimi i ultratingujve mbi lëkurë bën që qelizat e vdekura të lëkurës të hiqen butësisht. Ultratingujt transmetohen në lëkurë nëpërmjet përdorimit të një shpatulle që dridhet me një frekuencë prej 27000 herë në sekondë (hz). Ky është komplet një trajtim pa dhimbje dhe që veçanërisht nuk lë shenja të shëmtuara, por e bën lëkurën të lëmuar, të butë dhe me shkëlqim.
7-Acidi glikolik: Acidi glikolik është një acid natyral i nxjerr nga kallami i sheqerit. Bëhet fjalë për një molekulë aktive që përdoret për përqendrim të lartë mjeko-estetik për të provokuar hapjen e poreve, duke ndikuar më pas në një rigjenerim të saj. Ndërkaq, ky acid është i duhuri për të trajtuar aknet dhe njollat e diellit mbi lëkurë.
Sigal