Si të kemi dhëmbë të bardhë pa ndihmën e dentistëve

485
Dhëmbët e bardhë janë një dëshirat më të mëdha të secilit nga ne për këtë është e rëndësishme që ne të kushtojmë një kujdes të veçantë për mirëmbajtjen e tyre. Ekzistojnë mënyra të ndryshme dhe pa ndihmën e dentistit për të pasur dhëmbë sa më të bardhë.
Disa mënyra natyrale që mund të përdorni për dhëmbë sa më të bardhë janë;
Sigal

Lëvoret e frutave

Nëse jeni konsumues i rregullt i pemëve kjo është një veti shumë e mirë, por akoma ma të mira se frutat janë lëkurat e tyre. Nëse i fërkoni dhëmbët me lëkurën e bananeve apo të portokallit rregullisht, do të vëreni efektin zbardhues të tyre.

Ti fërkoni me vaj ulliri

Nëse i fërkoni dhëmbët me vaj ulliri para se të hani ushqim, kjo do të ketë efekt në ngjyrën e tyre. Duhet t’i masazhoni dhëmbët, e më pas t’i lani me ujë.

Sodë

Nëse përzieni sodën e bukës me peroksid hidrogjeni e t’i lani dhëmbët për cdo ditë, kjo mund të ketë rezultate të mahnitshme në dhëmbët tuaj. Ata do të jenë më të shndritshëm dhe më të bardhë.