Si të evitoni sëmundjet e veshkave, ja kura popullore

622
Sigal

Veshkat tuaja luajnë një sërë funksionesh të rëndësishme:
Rregullojnë ujin në trup dhe përbërës të tjerë kimikë në gjak si: Sodiumin,
potasin, fosforin dhe kalciumin; largojnë mjekimet dhe helmimet nga trupi juaj;
çlirojnë hormonet në gjak për të ndihmuar trupin; rregullojnë presionin e gjakut;
krijojnë qelizat e kuqe; nxisin kockat e forta. Pjesa më e madhe e gurëve në
veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në
dietë dhe mjekime. Rreth 90% e gurëve, kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve.
Disa tipa gurësh mund të shpërbëhen me anë të mjekimeve; megjithatë, gurët me
përbërje kalciumi (tipi më i zakonshëm), nuk mund të shpërbëhet. Gurët
gjithmonë duhet të hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dëmtime në veshka. Kur
heqja e tyre bëhet e domosdoshme, ekzistojnë disa metoda të ndryshme për ta
bërë këtë.

Disa këshilla mjekësore:

1-Evitoni kripën e tepërt.
2-Pini sa më shumë lëngje.
3-Konsumoni eaj nga trëndafili i egër.
4-Konsumoni lëng kumbulle.
5-Pini më shumë se 1 litër e gjysmë ujë mineral në ditë.