Sigal

Përkëdheleni veten me këtë recetë kripërash me lule për vaskën. Mineralet e kripës ndihmojnë në çlirimin e stresit dhe detoksifikimin e trupit ndërsa vajrat esencialë dhe lulet e thata kanë veti rigjeneruese për lëkurën dhe shpirtin tuaj.

Përbërësit:

1 filxhan kripë Epsom (kristalore)

1 filxhan kripë himalajane rozë

1 filxhan kripë nga Deti i Vdekur

2 lugë gjelle vaj bajamesh

2 lugë gjelle sodë buke

20 pika vaj esencial sipas dëshirës

1 lugë gjelle petale të thata trëndafilash

1 lugë gjelle kalendula të thata

1 lugë gjelle kamomil i thatë

Hidhni në një enë kripën Epsom. Ajo është një miks i magnezit dhe sulfateve—minerale të cilat absorbohen lehtësisht nga lëkura. Magnezi redukton inflamacionin  ndërsa sulfatet nxjerrin toksina nga trupi.

Shtoni kripën himalajane rozë. Ajo forcon imunitetin, largon toksinat dhe ushqen lëkurën.

Shtoni kripën e Detit të Vdekur. Njerëzit nga gjithë bota shkojnë në Detin e Vdekur për t’u zhytur në ujërat e mrekullueshëm të tij me veti terapeutike  si kyçet e ënjtura, problemet e lëkurës apo edhe për ta ndihmuar lëkurën të duket më e re.

Shtoni sodën e bukës. Është një aleat i shkëlqyer në rutinën e bukurisë. Ndihmon në balancimin e pH të lëkurës dhe e ndihmon të jetë e mendafshtë. Përzieni gjithë elementët së bashku.

Shtoni vajin esencial. 15-20 pika nga vaji juaj i preferuar esencial bashkojini me dy lugë vaj bajameje dhe shtojini tek kripërat. Vajrat esenciale janë shumë të fuqishëm dhe mund të irritojnë lëkurën, për këtë arsye kombinohen me një vaj tjetër.

Shtoni lulet e thata. Përveç se të bukura ato kanë dhe veti terapeutike që e transformojnë një banjë të zakonshme në një përvojë SPA-je. Për shembull, trëndafilat rigjenerojnë lëkurën, kamomili redukton skuqjen dhe qetëson lëkurën, livanda çliron stresin dhe tensionin, kalendula është një anti-inflamator. Ato i gjeni të thata në farmaci ose supermarkete.