Si shkaktohet dhe si mund të mbroheni nga koliti nervor

2845
Sigal

KËSHILLA/ Simptomat që diagnostikojnë sëmundjen. Rëndësia e ushqimeve, stresit, kafeinës dhe alkoolit

Zorra e trashë është një nga pjesët e aparatit tretës që shtrihet nga zorra e hollë deri në rektum, dhe përbëhet nga pjesët e mëposhtme:

-Zorra ngjitëse, e cila gjendet në anën e djathtë të barkut.

-Zorra tërthore në pjesën e sipërme të barkut

-Zorra zbritëse në anën e majtë të barkut

-Zorra sigmoide në fund të anës së majtë të barkut