Si ndikon ushqyerja tek kanceri i gjirit?

1096
Dr. Albana Daka Priftaj

Kanceri i gjirit është me gjasë një nga diagnozat më të frikshme me të cilën një grua mund të përballet. Sipas breastcancer.org, 1 në 8 gra do të preket nga kanceri i gjirit gjatë jetës. A mund të parandalohet? Ka në të vërtetë disa masa që mund të marrim të cilat ndihmojnë në uljen e rrezikshmërisë. Është e rëndësishme të kuptohet se më pak se 10% e rasteve të kancerit të gjirit është e lidhur me faktorët gjenetikë. Pjesa e mbetur -90%- nxitet nga faktorët ambientalë. Ka fakte të besueshme që tregojnë se kanceri mund të parandalohet duke bërë ndryshime të përshtatshme të stilit jetesës si p.sh: mbajtja e një regjimi ushqimor korrekt, optimizimi i niveleve të vitaminës D, aktiviteti fizik dhe shmangia e toksinave nga çdo burim i mundshëm. Me shumë gjasa 75-90% e rasteve të kancerit të gjirit mund të shmanget duke aplikuar në mënyrë strikte modifikimet në stilin e jetesës të listuara më poshtë:

1. Evitoni sheqerin, sidomos fruktozën.
Reduktoni ose eliminoni ushqimet e procesuara, ushqime me bazë gruri dhe ushqimet me sheqer/fruktozë nga regjimi ushqimor. Të gjitha llojet e sheqerit janë të dëmshëm për shëndetin në përgjithësi dhe nxisin kancerin. Fruktoza gjithsesi është forma më e dukshme e sheqerit. Si rregull i përgjithshëm nuk duhet të merrni më shumë se 25 gr fruktozë në ditë.

2. Limitoni proteinat dhe rrisni sasinë e yndyrnave të shëndetshme. Konsideroni të reduktoni nivelin e proteinave në 1 gr për çdo kg të masës tuaj trupore. Është e pazakontë që një adulti t’i nevojiten më shumë se 100 gr proteinë në ditë, me gjasa nevojiten më pak se gjysma e kësaj sasie. Zëvendësoni proteinat e eliminuara me yndyrna të cilësisë së lartë si: vezë organike, mish cilësor, avokado dhe vaj kokosi. Ka të dhëna bindëse se një dietë ketogjenike ju ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e shumë formave të kancerit.
3. Merrni plot vitaminë A natyrale. Ka evidenca se vitamina A luan një rol në parandalimin e kancerit të gjirit. Më e mira është ta siguroni këtë nga ushqimet e pasura me vitaminë A, sesa nga një suplement. Burimet më të mira janë: e verdha e vezës organike, qumështi dhe gjalpi i papërpunuar dhe mëlçitë e viçit e të pulës.
4. Merrni sasi të mjaftueshme Jodi. Jodi është një element esencial i nevojshëm për sintezën e hormoneve dhe mungesa e tij mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë kancerin e gjirit. Kjo sepse gjiri juaj përthith dhe përdor shumë jod, i cili i nevojitet për funksionimin normal qelizor. Mungesa e jodit në qelizat e gjirit do të çojë në disfunksion të asaj qelize dhe tumoret janë një pasojë e mundshme.
5. Ushqeni stomakun tuaj. Optimizimi i florës bakteriale në stomak do të reduktojë inflamacionin dhe do të forcojë sistemin imunitar. Shtoni ushqime të fermentuara natyralisht në dietën tuaj si një mënyrë e thjeshtë për të parandaluar kancerin. Ekziston gjithnjë mundësia për të marrë suplemente probiotike të cilësisë së lartë, por ushqimet natyralisht të fermentuara janë burimi më i mirë i mundshëm.
6. Shmangni ushqimet e modifikuara gjenetikisht, të cilat shpesh trajtohen me pesticide kancerogjene. Zgjidhni ushqime të freskëta, organike mundësisht të rritura në zonën tuaj.
7. Shmangni mishin e tymosur. Mishi i tymosur është i lidhur me rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit.
8. Pini një gotë lëng perimesh të gjelbra çdo ditë.
9. Shtoni në dietën tuaj ushqime dhe erëza të cilat luftojnë kancerin, si psh: brokoli.
10. Kurkumina është ingredient aktiv tek shafrani i Indisë dhe në përqendrime të larta mund të jetë shumë i vlefshëm në trajtimin e kancerit të gjirit.
11. Shmangni përdorimin e alkoolit.
12. Mbani një peshë të shëndetshme trupore. Kjo do të vijë natyrshëm kur të filloni të hani sipas profilit tuaj gjenetik nutricional dhe të kryeni aktivitet fizik. Është e rëndësishme të humbisni masën dhjamore të tepërt, sepse dhjami prodhon estrogjen, i cili mund të nxisë kancerin në gji.
Ushqimet me të mira që luftojnë kancerin e gjirit:
• Një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh me ngjyra të ndryshme (perime me gjethe jeshile, domate, patëllxhan, qitro, karota, brokoli, qepë, mollë, dardhë; pjeshkë, luleshtrydhe)
• Ushqime të pasura në fibra si drithërat e plota, fasulet dhe legure;
• Qumështi dhe bulmeti me pak yndyrë;
• Ushqime me bazë soje;
• Ushqime të pasura në vitamine D;
• Ushqime, veçanërisht erëza, me veti anti-inflamatore. 
Ushqimet që duhen shmangur:
• Alkooli;
• Sheqeri;
• Yndyrnat;
• Mishi i kuq.
Sigal