Si ndikon mërzitja, depresioni dhe ankthi i grave shtatzëna tek fëmijët që do lindin

520

Sipas një
studimi të kryer nga Shoqata për Shkencë Psikologjike thuhet se emocionet e
nënës ndikojnë në fetus duke filluar që nga muaji i 6-të i shtatzanisë.

Sigal

Sipas studimit, depresioni gjatë
shtatzanisë është po aq i zakonshëm sa dhe depresioni pas lindjes. Rreth 10% e
nënave shtatzëna vuajnë nga depresioni. Mamatë që vuajnë nga depresioni kanë
1.5 herë më shumë gjasa që të lindin fëmijë që do të vuajnë nga depresioni.
Këta fëmijë në të ardhmen do të bëhen edhe më të ndjeshëm ndaj problemeve dhe
do të jenë më agresorë.

Stresi i nënave shtatzëna nuk ka
një efekt të tejzgjatur tek fetusi siç ka depresioni. Sipas studimit nëse nënat
stresohen për periudha afatgjata mund të bëjnë që fetusit t’i dhembë barku.
Edhe pse emocionet nuk mund të kalojnë në plancetë, hormonet munden!

Shëndeti emocional i nënave ka
efekt të qëndrueshëm tek zhvillimi i fetusit dhe shëndeti i tij i përgjithshëm.
Është shumë e rëndësishme që t’i mbani emocionet nën kontroll gjatë periudhës
së shtatzanisë.