Si mjekohet sëmundja e migrenës

534
Sigal

Si metodë pa medikamente vlen të përmenden qetësimi në dhoma të errëta pa zhurmë dhe terapia aromatike

Terapia e migrenës bëhet në dy shtylla: terapia akute dhe terapia profilaktike (parandaluese). Për rastet akute të dhimbjes së kokës preferohen triptanet, si: sumatriptani, zolmitriptani, eletriptani, rizatriptani. Të përdorur janë edhe anti-inflamatorët, si: acidi acetylsalicik (Aspirin), paracetamol, ibuprofen; antiemetikët (kundër vjelljes), domperidon. Terapi tjetër është ajo profilaktike. Për parandalimin dhe reduktimin e paraqitjes së dhimbjes përdoren betabllokues: metoprolol, propranolol; bllokues të kanalit të kalciumit: flunarizin. Gjithashtu si medikamente të dorës së dytë përdoren valproat, topiramat. Si metoda pa medikamente vlen të përmenden qetësimi në dhoma të errëta pa zhurmë, terapia aromatike dhe trajnimi autogjen

Për më tepër lexoni Gazetën Telegraf