Si mjekohet anemia te femrat

686
Sigal

Profilaksia e anemisë duhet nisur nga evidentimi i hershëm i saj. Ja ushqimet që përmbajnë hekur

Femrat janë kontingjenti më i prekur nga anemia. Të gjithë kontingjentet me anemi, sado e vogël të jetë ajo, duhen konsultuar dhe kuruar rigorozisht. Kurimi është më i lehtë dhe më i plotë dhe natyrisht më i suksesshëm, kur trajtohet shpejt. Mjekimi është i thjeshtë dhe praktik. Ai fillohet gjithmonë duke bërë një përllogaritje midis diferencës së sasisë së hemoglobinës në gram, të gjetur në organizëm, me atë të normës. Kjo shumëzohet me koeficientin e vvintrap 0.255. Në këtë mënyrë gjejmë sasinë totale të hekurit që duhet të japim. Preparatet me hekur sot gjenden me bollëk në rrjetin farmaceutik. Ato rekomandohen sipas rastit, 200 deri 900 mg në ditë nga goja ose 100 mg injektabel muskulor ose venoz, sipas llojit të ampulave. Hekuri nga goja shoqërohet detyrimisht me vitaminën C për të siguruar ambientin acid, i cili presupozon se konverton Fe nga tre valent në divalent, i domosdoshëm ky për t’u bashkuar me apoferitinën. Trajtimi me barna të hekurit nuk ndërpritet edhe kur shifrat normalizohen. Mjekimi si rregull zgjat përafërsisht 4-6 javë. Këshillohet që të mos hiqet dorë asnjëherë nga mbajtja nën kontroll e të sëmurëve me anemi hypokrome, sepse është e gabuar ideja e shërimit të plotë të kësaj forme anemie.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf