Si e dëmtojnë trurin ushqimet shumë të kripura?

Tashmë dihet se përdorimi i tepruar i kripës është po aq i dëmshëm sa i sheqerit.

Vazhdimisht zhvillohen studime lidhur me efektet e saj që shkojnë përtej ndikimeve në presionin e lartë të gjakut. Nga eksperimentet e fundit ka rezultuar se kripa dëmton kujtesën dhe të menduarit, pra ajo ka ndikime të drejtpërdrejta edhe në tru.

Eksperimenti me kripën është zhvilluar te minjtë dhe pas tij, profesori i neurologjisë Costantino Iadecola, ka nxjerrë konkluzionin se kripa sjell problem edhe në memorien e njerëzve.

Përdorimi i tepruar i saj do të jetë i dukshëm në vijimësi duke e rënduar gjendjen gjithnjë e më shumë.