Si duhet të veprojnë personat që vuajnë nga dhimbjet e shpinës

510
Sigal

KËSHILLA MJEKËSORE/ Çfarë duhet të dimë dhe si mund të ushtrohemi. Ja teoria shkencore që po sjell ndryshim

Vuani nga dhembjet e shpinës dhe duket se kjo gjendje është bërë e paevitueshme. Ndonjëherë edhe palestra apo ushtrimet nuk ju bëjnë efektin e duhur. Qëndrimi në kompjuter me orë të tëra jua shton dhembjet. Por çfarë duhet të dini më konkretisht? Si duhet të ushtroheni? Në ditët e sotme janë të shumtë personat që vuajnë nga dhembjet e shpinës. Instruktorët e palestrave këshillojnë që persona me probleme të tilla t’i ushtrojnë ato duke qëndruar ulur, por a është kjo mënyra më e mirë? Përsa i përket këtij sektori, teoritë e bazuara në eksperiencat e gjithsecilit prej nesh janë të shumta, por teoria shkencore është një e vetme. Le të shohim atëherë se çfarë thotë shkenca. Fortësia e shtyllës kurrizore varet nga numri i lakoreve që ajo ka. E parë në një plan anësor, shtylla kurrizore ka tre lakore, dhe çdo njeri që ka një shtyllë kurrizore të tillë ka një rezistencë mjaft të madhe, ndërsa zhdukja e njërës prej këtyre lakoreve çon në një humbje mjaft të madhe të rezistencës.

Çfarë ndodh kur ne ulemi?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf