Si duhet të ushqehemi për të kontrolluar stresin dhe depresionin

779
Sigal

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, veçanërisht për ato që vuajnë nga depresioni. Preferohen drithërat, qumështi dhe buka

Një ushqyerje e mirë që në kohët e lashta është konsideruar si faktori më i rëndësishëm dhe më i mirë në funksionimin fizik të organizmit tonë, por jo më pak rëndësi ka edhe për gjendjen shpirtërore dhe në sistemin nervor mënyra e ushqyerjes. Shumë ushqime rrisin përqendrimin tonë, rrisin humorin, rrisin aktivitetin mendor, po ashtu ka edhe ushqime që bëjnë të kundërtën apo kthehen në toksikë për trurin, sidomos kur përdoren gjatë dhe në sasi të mëdha. Depresioni është një sëmundje psikike, e cila ka të bëjë me rënien e humorit, me uljen e interesit ndaj botës që e rrethon dhe ndaj aktiviteteve të përditshme. Depresioni, stresi, ankthi, neuroza e shumë çrregullime të tjera psiko-emocionale janë me një rritje galopante në kohërat që ne sot jetojmë. Si rregull të gjithë personat që vuajnë me depresion duhet të hanë rregullisht edhe pse ato vuajnë nga rënia e oreksit apo anoreksia. Trupi jonë funksionon si një makinë që nëse ne nuk e ushqejmë, ne nuk kemi karburantin e nevojshëm për të kryer aktivitete fizike.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf