Shtatzënia pas moshës 35 vjeçe, 8 këshilla të vlefshme

472
Sigal

Studimet tregojnë se gratë në mesin apo fundin e të tridhjetave mund të përballen me rreziqe të veçanta

Në ditët e sotme, gjithnjë e më shumë, gratë e nisin jetën e tyre familjare pas mesit të dekadës së tretë ose në një moshë më të madhe. Në perëndim, 1 në 5 gra sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë pas moshës 35 vjeçare. Lajmi i mirë është se shumica prej tyre kalojnë një shtatzëni të qetë dhe foshnjat gëzojnë shëndet të plotë gjatë dhe pas shtatzënisë. Pavarësisht kësaj, studimet tregojnë se gratë në mesin apo fundin e të tridhjetave mund të përballen me rreziqe të veçanta. Për këtë arsye, ato duhet të jenë në dijeni të këtyre problematikave dhe të ndërgjegjësohen për të marrë vendimet e duhura mbi shtatzënitë e tyre. Nga ana tjetër nuk duhet harruar se edhe burrat fillojnë të shfaqin problemet e para të fertilitetit pas moshës 30-vjeçare. Këto përfshijnë ndryshime si në sasinë ashtu edhe në cilësinë e spermatozoidëve.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf