Shtatzënët në plazh! Si duhet të veprojnë?

37
Edhe kur jeni shtatzënë nuk ka arsye pse t’u shmangeni pushimeve në plazh, por janë disa rregulla të cilat ekspertët preferojnë t’i ndiqni.
Kujdes nga dielli i fortë
E para, nuk duhet të ekspozoheni në diell gjatë orëve të nxehta të ditës. Kjo vlen edhe nëse ju nuk jeni shtatzënë, por në këtë periudhë delikate duhet të jeni edhe më të kujdesshme. 
Aplikoni mbrojtës 
Gjithmonë para ekspozimit në diell aplikoni kremra me faktorë mbrojtës në gjithë trupin tuaj. Kështu ju do të mbroni lëkurën tuaj nga djegia, do të parandaloni njollat e zeza të cilat veçanërisht shfaqen në fytyrë dhe qafë, dhe do të minimizoni gjasat për t’u prekur nga kanceri i lëkurës. 
Pini shumë ujë
Edhe të qenit vazhdimisht i hidratuar nuk është një specifikë për shtatzëna, por një gjë për të cilën duhet të jenë të kujdesshëm të gjithë. Pini më shumë ujë, por më pak lëngje të konservuara dhe të pasura me sheqer pasi ato kanë anët e veta të pakëndshme. Në vend të tyre preferoni fruta të freskëta. Mos harroni, kurrsesi alkool gjatë shtatzënisë. 
Notoni 
Noti është një prej sporteve më të preferuara për gratë shtatzëna. Përveç që ju ndihmon ta ruani peshën trupore në suaza të pranueshme, noti ndihmon qarkullimin e gjakut. Kështu ju do të lehtësoni disa simptoma të shtatzënësi, si venat e shprehura në këmbë. 
Kujdes çfarë hani
Veç pijeve, ju duhet të bëni kujdes edhe çfarë hani, veçanërisht gjatë motit të nxehtë kur një sërë ushqimesh mund t’u shkaktojnë helmime dhe si pasojë të dehidratoheni. Preferoni më shumë ushqime të freskëta, si pemë dhe perime. 
Pauza më të shpeshta nga plazhi
Bëni kujdes të vazhdueshëm rreth shëndetit të përgjithshëm tuajit. Nëse e shihni se ka filluar kokëdhimbja, largohuni nga dielli dhe shkoni për të pushuar ca në një ambient të errët dhe më të freskët. 
Kontrolloni tensionin
Mos harroni, moti i nxehtë sjell shumë luhatje në tensionin e gjakut. Andaj mbajeni nën kontroll duke matur dhe duke marrë hapat e duhur për të kontrolluar nivelin e tensionit të gjakut.