Shtatzënë në plazh? Ja disa rregulla!

547
Sigal

Pini më shumë ujë, por më pak lëngje të konservuara dhe të pasura me sheqer pasi ato kanë anët e veta negative

Edhe kur jeni shtatzënë nuk ka arsye pse t’u shmangeni pushimeve në plazh, por janë disa rregulla të cilat ekspertët preferojnë t’i ndiqni.

Kujdes nga dielli i fortë

E para, nuk duhet të ekspozoheni në diell gjatë orëve të nxehta të ditës. Kjo vlen edhe nëse ju nuk jeni shtatzënë, por në këtë periudhë delikate duhet të jeni edhe më të kujdesshme.

Aplikoni mbrojtës

Gjithmonë para ekspozimit në diell aplikoni kremra me faktorë mbrojtës në gjithë trupin tuaj. Kështu ju do të mbroni lëkurën tuaj nga djegia, do të parandaloni njollat e zeza të cilat veçanërisht shfaqen në fytyrë dhe qafë, dhe do të minimizoni gjasat për t’u prekur nga kanceri i lëkurës.

Pini shumë ujë

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf